X

Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, kanë bërë të ditur burime të “Express” brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kurti është dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Përveç Kurtit, KQZ nuk ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, FLASH, LAJME
Mjekja shqiptare humbi jetën në aksident në Gjermani, mikesha tregon detaje për jetën e saj

Mjekja shqiptare në Gjermani, Eni Doko humbi jetën në mënyrë tragjike, në moshë fare të re disa ditë më parë...

Close