

Reshjet e shiut do të rinisin në territorin e Shqipërisë. Datat 22 deri më 26 janar janë ato që do të ketë intensitet më të lartë të reshjeve, ndaj IGJEUM paralajmëron prefekturat dhe bashkitë që të marrin masa.
IGJEUM bën të ditur se intensiteti i rreshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera.
Këto rreshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumejve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili kërkon nga pushteti vendor intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore.
Po ashtu AKMC sugjeron marrjen e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimin dhe akomodimin e personave, si dhe të gjësë së gjallë.
Njoftimi I IGJEUM:
Rrebeshe shiu në 22-26 janar, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron prefektët e bashkitë IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë reshje intensive shiu prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e vendit.
Bazuar në këto të dhëna Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, në bazë edhe të ligjit “Për Mbrojtjen Civile”, paralajmëron bashkitë dhe prefekturat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.
Sipas informacioneve të IGJEUM dhe SHMU intensiteti i rreshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si Qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera.
Duke qenë se këto rreshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumejve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit, me pasoja të mundëshme në përmbytje, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës së popullatës, gjësë së gjallë, objekteve të rëndësisë së veçantë, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili kërkon nga pushteti vendor intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore.
Po ashtu AKMC sugjeron marrjen e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimin dhe akomodimin e personave, si dhe të gjësë së gjallë.
Në shkresën dërguar këtyre institucioneve vendore AKMC u kërkon gjithashtu të organizojnë dhe të drejtojnë punën për inspektimin në vend të gjendjes së objekteve të infrastrukturës, të mjedisit, të gatishmërisë teknike të mjeteve, si dhe gjendjen e rezervave për të përballuar situatat që mund të krijohen.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Shehi: Duhet një lider normal, pas 25 prillit nuk mbërrin mrekullia, por shpresa
Borxhet dhe prishja e pazareve të drogës/ Pistat e vrasjes së 31-vjeçarit në Vlorë
Del një tjetër listë/ Cilët do të jenë kandidatët për deputetë të PS-së në 25 prill
Identifikimi biometrik, Bylykbashi: 100% e qendrave të votimit do të jenë të imunizuara nga mbushja e kutive
“Rikonfirmon se qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për negociatat”, Pollo për raportin e PE: Kështu ndihmohet realisht Shqipëria europiane
Najada Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për Infektivin! Kemi Covid-19 nëpër këmbë, nuk është koha për t’ju futur politikës
“Qeveria Rama ka vjedhur edhe në kohë pandemie”, Vokshi: Shëndetësia sot në situatën më të zezë, mjekët u lanë në mëshirë të fatit
Diskutim me të rinjtë në Kashar, Këlliçi: PD ka një program të dedikuar për ju
Lini nje Koment