X

Ronela Hajati i ka të qarta planet për dasmë, por kush është fatlumi


Ronela Hajati dhe Young Zerka u komentuan gjatë në media pasi i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare pak muaj më parë. Vetëm pak muaj pasi konfirmuan thashethemet që qarkullonin prej kohësh se janë në një lidhje, ata i dhanë fund papritur gjithçkaje. Ishte vetë Ronela e cila konfirmoi ndarjen e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, ku u shpreh se ishte vetëm dhe e fokusuar te puna por duke mos zbuluar arsyen.

“Jam shumë e fokusuar me punën, kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ja rinis punës dhe me shpresë që zoti i di të gjitha, i ka shkruar ca gjëra për ne, kështu që ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë”, tha Ronela.

Artistja ka treguar së fundmi se vijon të jetë beqare, mirëpo një postim i fundit në InstaStory vërteton se edhe pse nuk është në një lidhje planet e saj për martesë nuk janë larg apo të parealizueshme. Ajo ka treguar këngën me të cilën dëshiron të hapë dasmën e saj, mirëpo fatlumi nuk duket ende në horizont

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ Lei Kraja prezanton për here të parë motrën dhe ka një pyetje

Moderatorja Lei Kraja ka prezantuar për herë të parë motrën e saj. Ajo është shpërngulur prej vitesh në Shqipëri, për...

Close