X

Raste infektimesh pas vaksinimit në Izrael. Autoritetet: Marrja e vetëm një doze, më pak efektive sesa ishte menduar


Autoriteti më i lartë në Izraeli për koronavirusin, Nachman Ash, ka paralajmëruar se marrja e vetëm një doze nga vaksina e Pfizer/BioNTech, është më pak efektive sesa ishte menduar fillimisht dhe më e ulët sesa ishte sugjeruar nga Pfizer.

Sipas Ash, shumë persona u infektuan midis marrjes së dozës së parë dhe të dytë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, sugjerojnë se 12,400 persona kanë rezultuar pozitivë pas marrjes së vaksinës dhe kjo shifër përfshin edhe 69 persona të cilët kishin marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në Izrael, rreth dy milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 400 mijë kanë marrë edhe të dytën.

Qytetarët që kanë marrë dozën e dytë kishin një rritje 6-12 herë të nivelit të antitrupave, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet.

Sipas Pfizer, marrja e vetëm një doze të vaksinës, ofron 52% efektivitet. Mbrojtja ndaj koronavirusit, rritet në 95%, pas marrjes së dozës së dytë.

Kujtojmë se disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar kanë vendosur të shtyjnë marrjen e dozës së dytë deri në 12 javë, në mënyrë që të vaksinojnë një numër të lartë të qytetarëve me dozën e parë të vaksinës.

Në rang global, Izraeli është vendi që ka vaksinuar më shumë qytetarë, me 20 persona në 100, që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Izraeli ndiqet nga Emiratet e Bashkuara, Bahreini dhe Mbretëria e Bashkuar, si vende që po vaksinojnë qytetarët me ritme të larta.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
“Ulja e borxhit nëpërmjet fiskalizimit”/ Tabaku: E turpshme! Qeveria ka dështuar!

E ftuar në Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka komentuar...

Close