

Lideri i opozitës, Lulzim Basha njoftoi sot se ka pasur një komunikimi me drejtues të BE, ndërsa shprehu mirënjohjen për ndihmën ndaj Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat, pas këtij komunikimi, dhe gjithashtu pas konferencës së kryeministrit, Basha theksoi se për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike.
“Pata një komunikim me drejtues të PE ku kanë folur edhe për ndihëm e jashtëzakonshme që BE i ka ofruar Shqipërisë.
Një gjë është e qartë, për shkak të dështimit të Ramës, Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër. Në tetë vite ka rritur taksat duke u marrë shqiptarëve më shumë. 40% pothuajse e të ardhurave të biznesit shkon kosto e taksave të rritura.
Kjo është arsyeja pse Shqipëria është vendi me krizën më të thellë ekonomike në rajon.
Lajmi i mirë është se ditët e kësaj qeveria janë të numëruara. Tirja e qeverisë që u ka marrë para shqiptarëve, ku 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa dhe ua ka dhënë një grushti klientësh nuk mundet më të fshehë dështimin e tij, duke fajësuar këdo edhe BE.
Është koha për ndryshim për të larguar këtë kryeministër, ne kemi një plan konkret ekonomik.
Së bashku me shqiptarët do të largojmë të keqen dhe do të nisim rrugën e ndryshimit. Partnerët tanë do të na bështesin me një plan ekonomik që Shqipëria shumë shpejt ti kthehet normalitetit.
Mesazhi që kam sot çdokush e di që Rama ka dështuar por e nesërmja do të sjellë ndryshim”, tha ai.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
E trishtë! Koronavirusi i merr jetën mësuesit të gjimnazit “Qemal Stafa”
Aksident tragjik në Kodër-Kashar, humbin jetën dy vëllezër dhe kushëriri, shpëton shoferi
Bujqësia i reziston pandemisë, rritet eksporti i perimeve dhe zarzavateve në janar
Shehi: Duhet një lider normal, pas 25 prillit nuk mbërrin mrekullia, por shpresa
Borxhet dhe prishja e pazareve të drogës/ Pistat e vrasjes së 31-vjeçarit në Vlorë
Del një tjetër listë/ Cilët do të jenë kandidatët për deputetë të PS-së në 25 prill
Identifikimi biometrik, Bylykbashi: 100% e qendrave të votimit do të jenë të imunizuara nga mbushja e kutive
“Rikonfirmon se qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për negociatat”, Pollo për raportin e PE: Kështu ndihmohet realisht Shqipëria europiane
Lini nje Koment