X

Makina përfshihet në ecje nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi në Vorë

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje sot në Vorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën dytësore në Vorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri në mjetin me drejtues me inicialet K. K., dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Meta: Me bitumin e Selenicës u ndërtuan rrugët e Shqipërisë dhe Europës, por rrugë për të nuk ka. Të ndërtohet menjëherë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon të ndërtohet menjëherë rruga e Selenicës. Teksa publikon një foto parullë të vendosur në...

Close