X

Kim takon Tushën: Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka takuar kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën, pasi ky institucion vetëm pak javë më parë u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.

Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED ka përgjegjësinë të drejtojë GJykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.

Ajo shpreh mbështetjen e fortë të SHBA-ve që Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura.

STATUSI NGA AMBASADORJA AMERIKANE

Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
SHBA/ Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita

Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat paraprake për të mbrojtur nga një...

Close