

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar nga Fieri se një nga propozimet e partisë së saj do të jetë heqja e taksës për produktet vendase.
“Dje ne propozuam një nga idetë që kemi bërë gati. Diskutimin që të gjitha prodhimet shqiptarë të jenë pa taksë, pa TVSH. Ne shikojmë një standardizim me dy standarde. Kemi disa që i hedhin në rrugë ndërsa dy apo tre biznese i importojnë të gjitha”, tha Kryemadhi.
Ajo tha se 25 prilli do të “thyejë” në mes rilindjen socialiste duke deklaruar se gjykimi do të bëhet vetëm nga qytetarët.
“25 prilli do ta thyejë në mes rilindjen socialiste. Më thoni ju një socialist që është i kënaqur sot.
Njerëzit duan të shikojnë se kush është me të vërtetë. Gjykatësit më të mirë janë qytetarët.
Më 25 prill gjykimi do të jetë perfekt. Sot ka të bëjë e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve. Nuk e dimë ne që Fieri ka vijë bregdetare të pashfrytëzuar.
Është një mrekulli që krijon hapësira punësimi por edhe për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Kryemadhi.
Të ngjashme
Shehi: Duhet një lider normal, pas 25 prillit nuk mbërrin mrekullia, por shpresa
Borxhet dhe prishja e pazareve të drogës/ Pistat e vrasjes së 31-vjeçarit në Vlorë
Del një tjetër listë/ Cilët do të jenë kandidatët për deputetë të PS-së në 25 prill
Identifikimi biometrik, Bylykbashi: 100% e qendrave të votimit do të jenë të imunizuara nga mbushja e kutive
“Rikonfirmon se qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për negociatat”, Pollo për raportin e PE: Kështu ndihmohet realisht Shqipëria europiane
Najada Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për Infektivin! Kemi Covid-19 nëpër këmbë, nuk është koha për t’ju futur politikës
“Qeveria Rama ka vjedhur edhe në kohë pandemie”, Vokshi: Shëndetësia sot në situatën më të zezë, mjekët u lanë në mëshirë të fatit
Diskutim me të rinjtë në Kashar, Këlliçi: PD ka një program të dedikuar për ju
Lini nje Koment