

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Prizren. Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë shkollor u vra me thikë L.B., 15 vjeç, nga një bashkëmoshatar i tij.
Policia njoftoi se i riu ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika.
Shokë dhe të afërm të viktimës kanë publikuar fotografinë e tij në rrjete sociale, duke shprehur dhe lutjet e tyre për të.
Mësohet se viktima ishte nxënës i shkollës së Mjekësisë.
“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për këtë rast, mëngjesin e së martës në Prizren do të organizohet një protestë dhe do të bojkotohet për dy orë mësimi nëpër shkolla.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Lajçak pas vizitave në Kosovë dhe Serbi: Pres takim Kurti-Vuçiç para verës!
Protestat kundër masave të COVID, padi penale ndaj Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj
Tërmeti i fortë në Greqi u ndje edhe në Shqipëri, qytetarët në Elasona dalin të trembur në rrugë dhe sheshe
Grenell: Ndërkombëtarët nuk kanë investuar në Kosovë që Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë
Kurti: Pozicioni im s’ka ndryshuar, s’mund ta ndryshojmë Kushtetutën për bashkim kombëtar
Aksident masiv në rrugën Prishtinë-Pejë, viktima dhe shumë të lënduar
Gjukanoviç: Nuk patën as Serbi dhe Shqipëri të Madhe, por tragjedi të madhe!
Aksident në Malishevë të Kosovës, goditet për vdekje me makinë vogëlushi 4-vjeçar
Lini nje Koment