X

Shembja e rrugës në Borsh, Meta shigjeton Ramën: Kështu ndodh kur puth në ballë atë që duhet ta bëjë rrugën!

Gjatë një komunikimi me gazetarët në Vlorë, Presidenti Meta është ndalur në një ngjarje të ndodhur së fundmi, atë të çarjes e shembjes së një pjese të rrugës në Borsh, pas reshjeve të ditëve të fundit.

I pari i shtetit, e drejtoi gishtin nga qeveria, veçanërisht tek kryeministri Rama, i cili sipas Metës, zgjedh të puthë në ballë pronarin e kompanisë, Salillarin, përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge.

“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari i puth në ballë ata, që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”,- u shpreh Meta.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Edi Rama puthi në ballë biznesmenin Salillari, kur ky i fundit u zotua të rindërtojë një banesë të shembur nga tërmeti. Ndërkohë lidhur me çarjen e rrugës në Borsh, kryeministri mbajti qëndrim thuajse justifikues ndaj kompanisë duke aluduar se mediat transmetojnë kronika në formë gjobash.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Largimet nga LSI, Meta flet për herë të parë, mesazh forcave politike: Mos promovoni figura të konsumuara, që i fshihen debatit!

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë publikisht largimet e disa figurave nga Lëvizja Socialiste për Integrim, si...

Close