

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë si përgjigje ndaj një veprimi të njëjtë të autoriteteve holandeze ndaj dy diplomatëve rusë, muajin e kaluar.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha përmes një deklarate më 18 janar se, “të udhëhequr nga parimi i reciprocitetit”, i ngarkuari me punë i Holandës, Joost Reintjes, është thirrur në një takim dhe është informuar për vendimin.
Përplasjet mes Holandës dhe Rusisë, filluan më 10 dhjetor pasi Shërbimi i Përgjithshëm për Siguri dhe Inteligjencë i Holandës (AIVD) tha se po dëbonte dy rusë të paidentifikuar, të cilët po përpiqeshin të siguronin informacione mbi inteligjencën artificiale dhe nanoteknologjinë. Shërbimi holandez shtoi se dy personat punuan për agjencinë e inteligjencës civile të Rusisë, të njohur si SVR.
Në atë kohë, ambasada e Rusisë në Hagë tha se Holanda nuk kishte paraqitur asnjë provë të veprimeve të paligjshme nga diplomatët rusë. Ministria e Jashtme e Rusisë më 18 janar i quajti akuzat si “shpifje dhe të pabazuara”.
Dy diplomatët holandezë kanë dy javë kohë për të lënë Rusinë, thuhet në deklaratë./REL
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
OBSH ndez alarmin: Rriten sërish rastet me COVID në të gjithë botën
Rreth 104 mijë viktima nga Covid 19 në Afrikë
SHBA regjistron mbi 2400 raste të varianteve të reja të koronavirusit
E fejuara e Khashoggit bën thirrje për ndëshkim të princit saudit
Rritja e rasteve me COVID-19, Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Fauci apel: Kujdes, maskat dhe distancimi social të nevojshme edhe pas vaksinimit ndaj Covid
Tragjedi në Mesdhe/ 15 emigrantë afrikanë mbyten në det, në përpjekje për të shkuar në Europë
Fillon dënimi për Navalny, kritiku i Kremlinit transferohet në një burg jashtë Moskës
Lini nje Koment