X

Paralajmërimi i Leonardos: Lojtarë si Messi, gjithmonë në listën e PSG-së

Drejtori Sportiv i PSG-së, Leonardo, ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e klubit parizien në një intervistë me “France Football”. Nëse aktualisht temat kryesore për t’u diskutuar janë rinovimet e emrave të tillë si Mbappé dhe Neymar, transferimi i mundshëm i Leo Messit në “Parc des Princes” sugjestionon më shumë. Drejtuesi brazilian i Parisit ia lë të hapur derën “Pleshtit”.

“Lojtarë të mëdhenj si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG-së. Por tani për tani nuk është koha për të folur ose ëndërruar për këtë. Në jemi pjesë e tryezës ku janë ulur ata që e ndjekin këtë çështje nga afër. Epo, ne vërtet nuk jemi ulur, por karrigia jonë është e rezervuar … Katër muaj në futboll është një përjetësi, veçanërisht në këtë kohë dhe moshë.”

Messi, i cili e kërkoi largimin nga Barcelona verën e kaluar, por që në fund u tërhoq për të mos shkuar në gjyq me klubin ku ka fituar gjithçka, në fund të sezonit mund të largohet pa patur asnjë detyrim ndaj “blaugranave”. Pra, do të mund t’i bashkohet falas çdo klubi.

Barcelona është ende në pritje të zgjedhjeve presidenciale, që u shtynë për datën 7 mars. Presidenti i ri do të ketë mundësinë të nisë bisedimet me Leon për vazhdimësinë në Katalunjë, por në sfond mund të lindin projekte të reja interesante si në aspektin sportiv dhe atë ekonomik. Sikurse është mundësia për të qenë në të njëjtën skuadër me Neymarin dhe Mbappenë te kampionët e Francës, nën drejtimin e bashkëkombësit të tij Pochettino, me synimin për t’i vënë qershinë mbi tortë projektit të Al-Khelaifit: suksesin në Champions.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Biden do të legalizojë 11 milionë emigrantë

Joe Biden do të përpiqet të legalizojë më shumë se 11 milion emigrantë të paligjshëm në vend, me procedurën e...

Close