X

Maqedonia e Veriut regjistroi 13 viktima dhe 63 raste të reja me Covid-19 në 24 orë


Në 24 orët e fundit nga 529 teste të kryera, 63 persona rezultuan pozitivë ndaj Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se brenda ditës, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 13 qytetarë.

Rastet u regjistruan: Shkup 42, Kumanovë 3, Tetovë 2, Prilep 2, Gostivar 1, Shtip 1, Manastir 1, Veles 2, Ohër 1, Strumicë 2, Kavadar 1, Negotinë 1, Vinicë 1, Probishtip 2 dhe Krushevë 1.

Sa i përket rasteve fatale, prej tyre pesë ishin nga Shkupi (69, 72, 77, 66 dhe 66), dy nga Velesi (66 dhe 80), tre nga Struga (74, 87 dhe 73), një pacient nga Kratova (52), një nga Krusheva (79) dhe një nga Demir Kapija (62). Pacientët vdiqën në spital.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi 176 pacientë të shëruar nga Covid-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Eksperti amerikan: Do të doja ta shihja në Kosovë një parti si e Abazoviçit në Mal të Zi

Eksperti amerikan dhe profesori i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, u shpreh se do të dëshironte që në Kosovë të...

Close