X

‘Lëtyra, i’u kam lënë Zotin’/ Revoltohet bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë, s’i kemi borxh askujt!


Bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi, Erjona Shehu ka reaguar ashpër ndaj aludimeve se partneri i saj ishte dërguar për kurim në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqet e revoltuar me pretendimet duke shtuar se një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe se e gjithë shuma monetare është përballuar nga familja. E sa i përket institucionit, ajo shtoi se nuk ka marrë asnjë telefonatë interesimi.

Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin! Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!,”-shkruan ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i Erjona Shehu:

Te nderuar miq! Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise. Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen.

Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo.

Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin! Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!

Mjeku Harxhi u infektua nga pandermia e koronavirusit dhe pësoi përkeqsim të gjendjes dy javë më pas. Për këtë arsye ai është larguar me urgjencë në Turqi për të marrë një shërbim më të specializuar shëndetësor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, akuzohet për punësime partiake

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq është arrestuar. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë...

Close