

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte në Papër të Elbasanit ku u takua me mbështetës të LSI. Temë kryesore e diskutimit ishte reforma administrative e cila sipas Kryemadhit e ka fryrë administratën, por duke lënë qytetarët pa shërbim.
Ajo dërgoi edhe mesazh për maxhorancën duke deklaruar se do të mposhtet më 25 Prill ndërsa ngriti edhe një dolli me raki për të luftuar të ftohtin që ka përfshirë vendin përgjatë ditëve të fundit.
“Në të gjitha komunat e Elbasanit ka një problem. Një nga gjërat që diskutojmë është jo vetëm rishikimi i reformës administrative. Buxheti është 3-fishuar për shkak të administratave të fryra dhe shërbimi ndaj qytetarëve nuk shkon. Unë dje kam qenë në Durrës ishte -2, Tirana sot ishte -4. Dielli është si gënjeshtar ndonjëherë.
Ne të ftohtim do e mposhtim se nuk e kemi problem. Hajde gëzuar. Qeveria mposhtet më 25 prill. Unë them se na kanë ikur shumë njerëz për shkak të mungesës së punësimit dhe krijimit të hapësirave për punë. Të gjithë kanë krijuar hapësira duke u larguar nga Shqipëria. Të gjithë thonë politikanët do krijojnë vende të reja pune por ne shquhemi për ta mbajtur fjalën”, tha Kryemadhi.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Mehmetaj: Sa më shumë Rama sulmon LSI-në, aq më shumë forcohemi në terren
Aksidenti i rëndë te “Rruga e Kombit”/ Ja kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë (EMRI)
PD: Presioni me ndihmën ekonomike, Taulant Balla para drejtësisë, do të bëjmë publike provat
Do të shkoni në Greqi? Ja kushtet që futen në fuqi nga data 1 mars
Tragjike në Mat, vdesin nga Covid-19 dy vëllezër brenda 24 orëve
Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Greqi
Emrat/ Aksident në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, dy të plagosur
FOTO/ Përplasen tri makina në “Rrugën e Kombit”, një person humb jetën
Lini nje Koment