X

Koronavirusi në Shqipëri, katër viktima dhe 292 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2343 testime, nga të cilat 292 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë shëruar 417 të tjerë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm me zbatimin e masave antiCOVID dhe ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)

Raste të reja ditore 292

Të shëruar në 24 orë 417

Të shtruar në spitale 282

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2343

Testime totale 315,531

Raste pozitive 67,982

Raste të shëruara 40,870

Raste Aktive 25,831

Humbje jete 1281

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14976

Fier 1947

Durrës 1427

Shkodër 1356

Vlorë 1032

Elbasan 1025

Lezhë 1013

Korçë 871

Berat 811

Dibër 499

Gjirokastër 486

Kukës 388.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shembja e rrugës në Borsh, Meta shigjeton Ramën: Kështu ndodh kur puth në ballë atë që duhet ta bëjë rrugën!

Gjatë një komunikimi me gazetarët në Vlorë, Presidenti Meta është ndalur në një ngjarje të ndodhur së fundmi, atë të...

Close