X

Italia regjistron 8,824 raste me Covid-19 në 24 orë, 377 qytetarë humbën jetën


Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 8,824 raste të reja me koronavirus, nga 158,674 teste të kryera.  Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se shkalla e pozitivitetin në vend është 5.6%.

Ndërsa, brenda ditës, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 377 qytetarë, njëlloj si  një ditë më parë. Kurse 14,763 persona të tjerë e fituan betejën me sëmundjen.

Numri i personave të shtruar në spitale po rritet. Të paktën 41 pacientë më shumë u shtruan sot në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa 127 të tjerë u shtruan në pavijonet e tjera Covid. Në total, Italia numëron rreth 2.4 milionë të infektuar dhe 82,554 viktima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Gjykata cakon 30 ditë paraburgim për rivalin e Vladimir Putin

Një gjykatë ruse i ka caktuar 30 ditë paraburgim Alexei Navalyn, liderit rus të opozitës, i cilido të qëndrojë në...

Close