X

Gjykata cakon 30 ditë paraburgim për rivalin e Vladimir Putin


Një gjykatë ruse i ka caktuar 30 ditë paraburgim Alexei Navalyn, liderit rus të opozitës, i cilido të qëndrojë në burg së paku deri më 15 shkurt, një ditë pasi u arrestua në Moskë. “Alexei Navalny do të mbetet në paraburgim për 30 ditë deri në 15 shkurt”, shkroi avokati politikanit Vadim Kobzev në Twitter.

Opozitari 44-vjeçar u arrestua mbrëmë në aeroportin Sheremetyevo, pasi mbërriti nga Gjermania dhe u soll para gjykatës sot. Byroja Ruse për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se ishte lëshuar një urdhër-arrest për Navalny më 29 dhjetor të 2020, për “shkelje të përsëritura të rregullave” ndërsa ishte në lirim me kusht.

Navalny vendosi të kthehej në Rusi pavarësisht kërcënimit me burgim. Kundërshtari i Kremlinit ishte në Gjermani, ku u transferua në gusht pasi u sëmurë papritmas gjatë pushimeve në Siberi. Laboratorët në Evropën Perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor.

Navalny akuzon Presidentin rus Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit dhe vrasjes së tij, të cilën gjë e mohoi Kremlini. Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane dënuan arrestimin e Navalnyt dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Pesë metra borë në provincën lindore të Turqisë

Një provincë lindore ne Turqi është përfshirë nga reshje të dendura bore ku trashësia e borës deri më tani ka...

Close