

Bayerni i Mynihut rigjen buzëqeshjen pas dy rezultateve negative në Bundesligë (u mposht 3-2 nga Gladbachu) dhe Kupën e Gjermanisë (u eliminua nga Holsteil Kiel). Në javën e 16-të të elitës së futbollit gjerman, skuadra e Hasi Flick fitoi 2-1 ndaj Frieburgut, që vinte në këtë transfertë pas një serie prej 5 fitoreve radhazi në kampionat.
Në “Allianz Arena” u luajt një ndeshje e luftuar, edhe pse kushtet e motit nuk e ndihmonin spektaklin. Bavarezët shënuan që në minutën e 7-të me të zakonshmin Robert Lewandowskin, i shërbyer në këtë rast nga Thomas Muller. Për minuta të tëra rezultati mbeti i pandryshuar, për të ardhur më pas te goli i barazimit, i shënuar nga Petersen në të 62-ën.
Bayerni nuk mund të pranonte një tjetër rezultat zhgënjyes, ndaj shtoi presionin në gjysmëfushën e Frieburgut derisa gjeti golin e dytë me Thomas Muller në minutën e 74-t. Përfundoi 2-1 për Baynernin kjo sfidë e zhvilluar në “Allianz Arena”, rezultat që i çon kampionët e Bundesligës në kuotën e 36 pikëve, katër më shumë se Leipzigu.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Autoritetet shëndetësore bllokojnë Torinon, ndeshja me Lazion drejt shtyrjes
Zyrtare/ Dinamo mbetet pa trajner, dorëhiqen Moriero dhe Miccoli
Beckham zbulon objektivin madhor: Dua Messin e Ronaldon te Inter Miami
Conte ka gjetur mekanizmin fitues, statistikat e Interit janë super!
Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin
Lini nje Koment