

Banorët e Njësisë Administrative të Kalasë së Dodës prej një jave ankohen se mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm pasi temperaturat kanë shënuar minus -12°.
Po kështu dhe Njësia Zall Dardhë në Bashkinë e Dibrës ka probleme me ujin e pijshëm dhe me mungesën e energjisë elektrike. Sipas banorëve, lartësia e borës arrin në 20cm dhe rrugët e fshatrave janë komplet të bllokuara nga prezenca e akullit në rrugë.
Nuk lëvizin dot fugonat e fshatrave drejt qendrave të banuara, po boshatisen dhe dyqanet e fshatrave dhe s’kanë mundësi furnizimi me miell dhe ushqime të tjera, siç thonë banorët.
Disa fshatra të thella në qarkun e Dibrës janë të izoluar që kur kanë vazhduar reshjet e dëborës. Banorët bëjnë apel për ndihmë instancave përkatëse.
Të ngjashme
“Po qante Elisa, pse kanë bërë këta koalicion!”/ Rakipi: Marrëveshja e opozitës shuan aludimet për bashkëqeverisje me Ramën
Arti në zi/ Ndërron jetë kompozitori i njohur Agim Krajka
“Urrejtje e madhe për situatën e vështirë ekonomike”/ Spaho: Blerja me listë, më e dukshme se para 2005
“Dosjet 184 dhe 339 janë zero para tyre”- Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Brenda dy ditësh do keni një denoncim se si Rama manipuloi…
Zbulohet mashtrimi/ Projekti 3D i hekurudhës Tiranë – Durrës i vjedhur në Katar (VIDEO)
Berisha: Bashës i dhashë detyrat më të vështira, i përmbushi shkëlqyer!
Teatri me vaksinat/ Duhet të pritej Rama nga Brukseli, që të vinin plot tri kuti me vaksina
Aksident me pasojë vdekjen në Rrugën e Arbrit, shoferi përplas kalimtarin dhe largohet nga vendngjarja (Emri)
Lini nje Koment