

Milani e ka vendosur, do të jetë Mario Mandzukic sulmuesi i ri në dispozicion të Stefano Piolit. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin kroat e tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit për ta rikthyer ish-sulmuesin e Juventusit në Serinë A.
34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë gjashtëmujore, me një mundësi të mëtejshme për të rinovuar në bazë të numrit të paraqitjeve deri në qershor. Të hënën Mandzukic duhet të zbarkojë në Milano për të nënshkruar kontratën me ekipin e tij të dytë italian (ka fituar gjithçka me Juventusin në Itali dhe ka arritur deri në finale të Championsit, që e humbi ndaj Real Madridit).
Skuadra kuqezi, në fakt, synon përforcime edhe në mbrojtje, teksa objektivi kryesor është Tomori i Chelsea-t, ndërsa goditja e parë ishte Meite nga Torino.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Autoritetet shëndetësore bllokojnë Torinon, ndeshja me Lazion drejt shtyrjes
Zyrtare/ Dinamo mbetet pa trajner, dorëhiqen Moriero dhe Miccoli
Beckham zbulon objektivin madhor: Dua Messin e Ronaldon te Inter Miami
Conte ka gjetur mekanizmin fitues, statistikat e Interit janë super!
Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin
Lini nje Koment