X

Europa pushtohet nga i ftohti siberian

E gjithë Europa është përfshirë këtë fundjavë nga një valë acari me origjinë nga Rusia.

Temperaturat disa gradë nën zero sollën këtë të diel në Romë flokët e para të një dëbore të pazakontë. Temperaturat arrijnë deri në minus 5 gradë, ndërsa parashikohet që ato të bien deri në minus 15 në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Dëbora e parë mbuloi edhe Parisin. Sasia e rënë nuk ishte shumë e madhe, por e mjaftueshme për argëtim në këto ditë të zymta Covid-i.

Dëbora e pazakontë e stuhisë Filomena të fundjavës së kaluar që i mori jetën 5 personave është ende të dukshme në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Plot 1.4 miliardë euro është dëmi ekonomik i shkaktuar nga kjo stuhi, për shkak të mbylljes së bizneseve dhe transportit publik, ndërprerjes së shumë aktiviteteve e aksidenteve rrugore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Vasili: Vetëm Edi Rama buzëqesh, Shqipëria vuan

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar sloganin elektoral të kryeministrit Edi Rama, “Shqipëria buzëqesh”. Vasili shprehet se çdo ditë...

Close