X

E rëndë në Itali, treni përplas për vdekje shqiptarin

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është përplasur nga treni. Ngjarja e rëndë është regjistruar në afërsi të stacioni Actv Righi.

Trupi i shqiptarit është gjetur i pajetë buzë shinave të trenit të linjës Venezia-Mestre.

Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije, ndërkohë që mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka ndërruar jetë si pasojë e dëmeve të marra në shpinë dhe në qafë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Europa pushtohet nga i ftohti siberian

E gjithë Europa është përfshirë këtë fundjavë nga një valë acari me origjinë nga Rusia. Temperaturat disa gradë nën zero...

Close