

Një tjetër arritje e Robert Lewandowskit. “Lojtari i Vitit 2020 i FIFA-s” duket se nuk njeh kufij. Sot, në ndeshjen që Bayerni fitoi 2-1 ndaj Freiburgut, duke ndërprerë serinë e pesë fitoreve radhazi të rivalëve, sulmuesi polaku shënoi golin e tij të 21-të në kampionat, duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë.
Në përfundim të gjysmës së sezonit (Bayerni është kampion i dimrit), askush nuk kishte shënuar kaq shumë gola (21). Rekordi i mëparshëm, dhe nuk mund ishte ndryshe, i përkiste një legjende tjetër të Bayernit, Gerd Mullerit, i cili kishte shënuar 20 gola në 17 ndeshje në kampionatin e sezonit 1968-’69.
Tani Lewandowski do të përpiqet të thyejë një tjetër rekord të Mullerit, atë të numrit të golave të shënuar në një edicion të vetëm në Bundesligë. Kampioni i botës në vitin 1974, i njohur si “der Bomber”, shënoi 40 gola në sezonin 1971-’72 (Muller gjithashtu fitoi Kampionatin Europian me Gjermaninë).
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Zyrtare/ Dinamo mbetet pa trajner, dorëhiqen Moriero dhe Miccoli
Beckham zbulon objektivin madhor: Dua Messin e Ronaldon te Inter Miami
Conte ka gjetur mekanizmin fitues, statistikat e Interit janë super!
Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin
Reali i gatshëm të bëjë çmendurira në merkato, klubi madrilen ofron 85 milionë euro për yllin e Dortmundit
Lini nje Koment