X

Pirlo: Contes i jam mirënjohës, por shkojmë në Milano për fitore

Andrea Pirlo doli në konferencë për shtyp për ndeshjen me Interit, ku sqaroi se pret një kundërshtar agresiv.

“Nesër pres një Inter agresiv, i cili do të dëshirojë t’i japë ritëm lojës. Por ne jemi Juventusi dhe duam të shkojmë në Milano për të luajtur ndeshjen tonë. Do të përpiqemi të fitojmë, por nuk është thelbësore për kampionatin. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Interit, por ne luajmë kartat tona.”

Lojtarët e dëmtuar: “Të dëmtuarit po stërviten në ekip, por ne po presim reagimet e tyre. Chiellini është mirë, i gatshëm dhe me energji, ai dëshiron të luajë, është një vlerë e shtuar për ne. Ramsey është mirë, ai nuk e ka problem dhe nesër mund të zbresë në fushë. McKennie nuk është ende 100% gati, por do ta kem në dispozicion, të shohim çfarë do ët ndodhë. Mungesa e De Ligt? Është lojtar i rëndësishëm, por kemi kampionë me shumë cilësi në atë rol.”

Marrëdhëniet me Conten: “Kam mësuar shumë nga Conte, i jam mirënjohës, më bëri të dëshiroj të jem trajner. Ka një thellësi të madhe njerëzore, por nesër do të jemi kundërshtarë. Conte dhe unë jemi të ndryshëm, mbase kjo është arsyeja pse gjithmonë kemi kaluar mirë.”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Partizani fitore në kushte ekstreme, Tirana rigjen buzëqeshjen, feston Apolonia

Partizani iu kthye fitores në Superiore në një terren në kushte ekstreme në stadiumin e Korçës për shkak të reshjeve...

Close