X

Pas Bashës edhe Meta kundër Ramës: Faleminderit BE-së që i ndihmoi shqiptarët më shumë se qeveria gjatë pandemisë

Pas kreut të PD-së Basha, edhe presidenti Ilir Meta ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Rama ndaj Bashkimit Europian lidhur me sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit falenderon Unionin që sipas tij i ndihmuan shqiptarët gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë më shumë sesa qeveria e tyre.

Meta: FALEMINDERIT Bashkimit Europian për ndihmën gjatë pandemisë! I ndihmuan shqiptarët, më shumë se qeveria e tyre.

Nga ana tjetër Meta i kërkon qeverisë të bëjë transparencë lidhur me 975 dozat e vaksinës Pfizer të mbërritura në vendin tonë.

Meta: Qytetarët të informohen për vaksinën. Transparenca është thelbësore në demokraci. Me këtë pandemi të rrezikshme nuk ka vend për “sekrete”.Besueshmërinë e qytetarëve ndaj vaksinës e garanton transparenca, jo propaganda e qeverisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sulmi ndaj BE-së, si ra Edi Rama nga shiu në breshër

Nga Andi Bushati Edi Rama ka të drejtë në vizatimin që i bën BE-së si bashkim egoist, cinik madje aspak...

Close