X

Lautaro Martinez: Jam këtu për titullin, me Lukakun histori të ngjashme

Lautaro Martinez flet fapur për titullin në prag të derbit të Italisë, Inter-Juventus. Argentinasi gjithashtu betohet për besnikëri ndaj klubit ziklatër.

“E dua titullin, po punoj dhe jam këtu për këtë objektiv. Pas shumë viteve të dominimit të Juventusit, këtë vit kampionati është më i ekuilibruar dhe argëtues. E ardhmja? Klubi dhe menaxheri im po flasin për rinovimin, do të gjendet një marrëveshje. Unë ndihem mirë në Milano, jam i qetë”.

Interi, si grup: “Ne po luftojmë për një qëllim: të fitojmë. Kur ta bëjmë, do të jetë e mrekullueshme. Kemi pasur një fazë përshtatjeje për lojtarët e afruar së fundmi dhe tani jemi atje ku kemi dashur. Tani duhet të punojmë fort për të qenë gjithnjë e më shumë një ekip”.

Lidhja me Lukakun: “Ndihem mirë me të brenda dhe jashtë fushës, ai është shumë i përulur. Ka një histori të ngjashme me timen, ne nuk vijmë nga asgjë dhe kuptohemi me njëri-tjetrin.”

Komplimente për Conten: “Është një trajner kërkues që punon për të të përmirësuar, siç ndodhi me mua. Ardhja e tij ishte thelbësore për mua. Messi? Në ekipin kombëtar kam fatin të luaj me të, është fantastik”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Lazio i jep leksion futbolli Romës në derbin e kryeqytetit

Lazio i jep leksion futbolli Romës në derbin e kryeqytetit italian, me një fitore 3-0 dhe që ngriti siparin e...

Close