

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim me banorët e Peqinit, me të cilët foli për problematikat e tyre të përditshme.
Mes të tjerash, Kryemadhi u ndal te koha e acartë, duke thënë se sot është një nga ditët më të ftohta të vitit, por problemet janë të përditshme jo vetëm në Peqin, por në çdo cep të Shqipërisë.
“Nga eksperienca ime që kam pasur edhe më parë, peqinasit janë njerëz punëtorë, të cilët çdo ditë e më shumë i përkushtohen punës së tyre, tokës së tyre, ashtu sikurse edhe nga ana tjetër e kanë shumë të pamundur mbijetesën për sa i përket taksave të larta, mungesa e subvencioneve për ata që merren me bujqësi, por nga ana tjetër brenda qytetit problem është mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës.
Pak para se të vinim këtu ishim në një kafe brenda në qytet, ku u takova me dy mësues rastësisht, ishin çift burrë e grua, të cilët po flisnin për problemet e arsimit dhe u shprehën se cilësia e mësimdhënies te fëmijët është shumë e dobët.
Sot është një ditë me diell, por bën shumë ftohtë, një nga ditët më të ftohta të vitit dhe balta ka ngrirë dhe nuk e ndjen në këmbë, por problemet janë të përditshme, por jo vetëm këtu në Peqin, por edhe në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht se fasada mund të jetë e ndryshme për shkak të ngjyrës, për shkak të zonës, për shkak të mentalitetit, por problematike është e njëjta: Taksa të larta, mungesa e vendeve të punës, paga të ulëta dhe të papaguara. Po ashtu kemi edhe mungesën e autoritetit të shtetit për t’i ndihmuar qytetarët e saj”, u shpreh Kryemadhi mes të tjerash.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Përfaqësuesja e re e PS-së trondit thellë Fevziun, nuk di të thotë avantazhet e Ramës. Kërkon shtjellim të pyetjes tre herë…
COVID-19 u merr jetën dy infermierëve nga Lushnja dhe Mati
Ish-drejtori i VOA: Dvorani prokuror në protestat e Shkodrës kundër diktaturës, vlerësimi nga DASH i paarsyeshëm
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet drejt mjetit të 24-vjeçarit
Pano Soko: BE dha 600 mln euro për pandeminë në Shqipëri, Rama u tall me qytetarët
“Isha për të pirë ujë”/ Si u justifikua hajduti shqiptar i arrestuar sapo doli nga burgu
Kush mbetet jashtë/ Zbulohen kandidatët e parë të Ramës për deputetë në 25 prill
Mësues dhe nxënës të infektuar në shkollën ku vdiq drejtori nga COVID-19
Lini nje Koment