X

Foto/ Skuadra e Superligës turke luan me “fantazma” në dëborë

Ndeshja e sotme e kampionatit turk mes Bashakshehir dhe Sivaspor ishte një përballje mes dy skuadarve që gjenden në mesin e tabelës së renditjes së Superligës: Por sportdashësve në Turqi sot nuk u ka bërë përshtypjse vetëm loja e të dy skuadrave, por mbi të gjitha kushtet në të cilat u zhvillua dueli.

Në ndeshjen e luajtur në Stamboll, bëri shumë përshtypje fakti se skuadra e Sivaspor kishte vendosur që të paraqitej në këtë takim me fanellat e saj të bardha. Një vendim i pakuptimtë, pasi gjatë ndeshjes filloi të binte një borë e dendur që zbardhi fushën.

Nëse për gjyqtarin e lojtarët bëhej pak e vështirë në fushë, për teleshikuesit, në shumë raste bëhej e pamundur që të shquanin futbollistët në fushë nga ekrani, Ndaj menjëherë fotot nga sfida “Bashakshehir-Fantazma” u bënë menjëherë më të shpërndarat në rrjetet sociale, ku tifozët nizën kuice për të gjetur lojtarët që “fshiheshin” në foto.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Torino nuk mposht dot Spezian me dhjetë lojtarë, “buzëqesh” Bologna!

Torino ndjeu lodhjen e 120 minutave të luajtura ndaj Milanit në mesjavë në Kupën e Italisë, duke mos mundur dot...

Close