

Juventusi si pikë referimi për të synuar objektiva të mëdha. Në prag të derbit të Italisë, trajneri I zikaltërve, Antonio Conte, e bëri të qartë: “Ne duhet të kemi respekt për ata që kanë dominuar Italinë për vite me radhë. Kjo sfidë do të na bëjë të kuptojmë se ku jemi”.
Interi është përpara në renditje, por për Conten Juvja mbetet skuadra për t’u mundur:
“Hendeku me bardhezinjtë nuk është ngushtuar plotësisht, le të përpiqemi t’u afrohemi. Juventusi favorit? Nuk dua të tregoj favoritët, ne duhet të kemi shumë respekt për një ekip që ka dominuar për nëntë vjet dhe dëshiron ta bëjë sërish. Më e pakta që mund të kemi ndaj Juventusit është respekti për atë që ata kanë bërë, nuk ka pasur histori në vitet e fundit. Vitin e kaluar ne shkurtuam diferencën dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë edhe këtë vit, pasi në vitet e kaluara ata shkëputeshin 20-25 pikë të gjithëve dhe nuk ishte mirë.”
Conte shpjegoi se merkatoja e Interit është e mbyllur dhe Eriksen do të duhet të përshtatet në një rol të ri.
“Merkatoja për ne është e mbyllur në hyrje dhe në dalje dhe ne duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin tonë në skuadër. Pas Brozovicit nuk kemi një regjizor me karakteristikat e duhura, kështu që ne po e vendosim Eriksen në atë pozitë për ta bërë atë të performojë në mënyrën më të mirë. Ai ka luajtur në pozicione të shumta me ne dhe të kesh një lojtar fleksibël është një avantazh. Mund të jetë i dobishëm.”
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Zyrtare/ Dinamo mbetet pa trajner, dorëhiqen Moriero dhe Miccoli
Beckham zbulon objektivin madhor: Dua Messin e Ronaldon te Inter Miami
Conte ka gjetur mekanizmin fitues, statistikat e Interit janë super!
Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin
Reali i gatshëm të bëjë çmendurira në merkato, klubi madrilen ofron 85 milionë euro për yllin e Dortmundit
Lini nje Koment