

p
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se një person që e ka kaluar koronavirusin, ka krijuar antitrupa, dhe është i mbrojtur edhe pa u vaksinuar.
Por, sipas mjekut, për të arritur sa më shumë imunitetin e tufës, është e mirë që të vaksinohen edhe ata që e kalojnë virusin.
“Duhet të imunizohen edhe ata që e kanë kaluar virusin, për të arritur imunitetin e tufës. Nëse një njeri e ka kaluar virusin dhe ka krijuar antitrupa, është mirë ta vaksinojmë, pasi kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz”, tha mjeku Sulçebe.
Sa imunitet kanë ata që e kanë kaluar?
Antitrupat pas 3-4 muajsh pakësohen, edhe mund të zhduken. Te disa njerëz ata mund të rrinë edhe 8 muaj. Antitrupat dhe sasia e tyre është vetëm një tregues i imunitetit ndaj virusit. Edhe nëse ne e kemi kaluar infeksionin, edhe nëse antitrupat mund të jenë pakësuar apo zhdukur, imuniteti vazhdon të jetë dhe ne nuk sëmuremi më si më parë. Riinfeksionet janë shumë të rralla.
Sa është numri i antitrupave për të thënë që jemi mirë me imunitetin?
Rëndësi ka që të kemi antitrupa, s’ka shumë rëndësi sasia. Rëndësi ka që ne jemi pozitivë dhe ky është tregues i imunitetit ndaj virusit. Edhe nëse ato zhduken, prapë ne kemi imunitet, sepse janë dhe shumë faktorë të tjerë në organizëm. Nuk duhet të vlerësojmë sasinë.
Sa shkon imuniteti bio për ta mposhtur virusin?
Askush nuk mund ta thotë këtë, sepse kemi vetëm një vit, por ekzistojnë dhe viruset e ngjashme. Thuhet se imuniteti i koronaviruseve shkon maksimumi 2 vjet, por ky është një virus më agresiv, që do të thotë se imuniteti mund të jetë më i gjatë.
Të ngjashme
Aksident me pasojë vdekjen në Rrugën e Arbrit, shoferi përplas kalimtarin dhe largohet nga vendngjarja (Emri)
Kryemadhi: LSI dhe PD janë bashkë, në 25 prill përmbysim sektin e Rilindjes!
COVID-19 i merr jetën një tjetër mësuesi (Emri)
Mbërrijnë 15,210 vaksina nga Pfizer
Si e vlerësojnë shqiptarët punën e Ramës dhe Opozitës në tetë vitet e fundit?
Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin/ Meta: Çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën do të shkojë në burg. Amerikanët e Edi Ramës i kap për veshi
Marrëveshja për koalicion/ Basha poston foton ku bashkon grushtin me Kryemadhin, ja mesazhi që ka për shqiptarët
Emri/ Ndahet nga jeta pedagogu i njohur, krijuesi i Departamentit të Farmacisë
Lini nje Koment