

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mirëpriti faktin që të tre kandidatët për udhëheqjen e Partisë Demokristiane (CDU) janë “deklaruar evropianë”.
Von der Layen, e cila i përket Partisë Demokristiane gjermane, në fjalimin e saj në hapjen e kongresit të CDU për zgjedhjen e pasardhësit të Angela Merkel vlerësoi kancelaren dhe qeverinë gjermane për kontributin e saj në muajt e fundit në presidencën e Këshillit të BE.
“Ne mund të shohim me të vërtetë se çfarë ofron Gjermania. Jemi më të fortë kur jemi të bashkuar, “tha Presidentja e Komisionit.
Gjatë fjalës së saj, ajo nuk kurseu edhe lëvdatat për presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden.
“Javën tjetër, Joe Biden do të jetë Presidenti i ri i SHBA. Shumë prej nesh kanë pritur për katër vjet për këtë moment, “ tha ajo, duke shtuar se BE donte një fillim të ri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë mbrojtjen e klimës.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
OBSH: Pandemia nuk do të marrë fund brenda këtij viti
Njeriu që bashkoi dy Gjermanitë, Mihael Gorbaçov mbush 90 vjeç
OBSH ndez alarmin: Rriten sërish rastet me COVID në të gjithë botën
Rreth 104 mijë viktima nga Covid 19 në Afrikë
SHBA regjistron mbi 2400 raste të varianteve të reja të koronavirusit
E fejuara e Khashoggit bën thirrje për ndëshkim të princit saudit
Rritja e rasteve me COVID-19, Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Fauci apel: Kujdes, maskat dhe distancimi social të nevojshme edhe pas vaksinimit ndaj Covid
Lini nje Koment