X

Rastet me COVID-19 në Berat, të infektuar nxënës, edukatore dhe drejtoresha

Rastet e të prekurve me Covid-19 po rriten nga dita në ditë dhe vatra të reja infektimesh po shfaqen në shumë institucione vendore.

“News 24” raporton se 42 ishte numri i infektimeve të raportuara në të githë qarkun e Beratit, ku mes të prekurve në institucione janë konfirmuar të infektuar edhe në shkolla.

E prekur me Covid-19 është konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Rezidencale “Lira”, ku janë të akomoduar fëmijë me aftësi të kufizuara, aftësi ndryshe dhe të braktisur.

Infektimi i drejtoreshës së kësaj qendre ka shtuar frikën dhe panikun mes gjithë stafit të edukatoreve, kujdestareve dhe fëmijëve rezidencialë.

Edhe në disa institucione vendore ka pasur të infektuar me Covid-19.

Dy punonjëse në drejtorinë arsimore në bashkinë Berat kanë rezultuar “pozitive” me Coronavirus, ndërkohë edhe në një nga marketet e qytetit 2 punonjëse janë konfirmuar “pozitive” me Covid-19.

Vatra të reja infektimesh janë shfaqur edhe në shkolla.

Një nxënës në gjimnazin “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore dhe 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat janë konfirmuar “pozitivë” me koronavirus.

E ndërsa shifrat e të prekurve gjatë vitit 2021 kanë njohur rritje nga dita në ditë, numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka shkuar në 827.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Përparim Spahiu: Qeveria nuk ka plan konkret për rrjedhjen e trurit nga Shqipëria

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se shpopullimi i vendit është një plagë sociale që ndikon direkt në jetën tonë...

Close