

Prokurori në detyrë i Uashingtonit tha të premten se nuk ka “prova të drejtpërdrejta” që sugjerojnë se protestuesit që sulmuan Kapitolin kishin formuar “grupe që do të kapnin e vrisnin” ligjvënës brenda ndërtesës.
Komentet e Prokurorit të përkohshëm, Michael Sherwin, u duk se ishin një përpjekje për të sprapsur dyshimet e ngritura në një padi të enjten nga disa prokurorë federalë në Arizona, sipas të cilëve ka prova se protestuesit kishin për qëllim “të kapnin e vrisnin zyrtarë të zgjedhur”.
Zoti Sherwin tha se zyra e tij po udhëheq përpjekjen e prokurorisë, por ndërsa zyrat lokale ndihmojnë për të identifikuar të dyshuarit në zonat e tyre, mund të ketë pasur edhe një “shkëputje” në provat e siguruara deri më tani lidhur me çështjet.
Ndërsa vazhdojnë hetimet, të enjten vonë prokurorët federalë ngritën pretendime të gjera në një padi gjyqësore ndërsa i kërkuan një gjykatësi që të miratonte një urdhër ndalimi ndaj Jacob Chansley, një shtetas amerikan nga Arizona. Ky i fundit mbështet e përhap teoritë konspirative të QAnon.
Ai u fotografua ulur në tryezën e Nënpresidentit Mike Pence në Senatin amerikan ndërsa mbante një kokore me brirë mbi kokë. Zoti Chansley pritet të dalë para gjykatës federale të premten në mbrëmje./VOA
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
OBSH: Pandemia nuk do të marrë fund brenda këtij viti
Njeriu që bashkoi dy Gjermanitë, Mihael Gorbaçov mbush 90 vjeç
OBSH ndez alarmin: Rriten sërish rastet me COVID në të gjithë botën
Rreth 104 mijë viktima nga Covid 19 në Afrikë
SHBA regjistron mbi 2400 raste të varianteve të reja të koronavirusit
E fejuara e Khashoggit bën thirrje për ndëshkim të princit saudit
Rritja e rasteve me COVID-19, Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Fauci apel: Kujdes, maskat dhe distancimi social të nevojshme edhe pas vaksinimit ndaj Covid
Lini nje Koment