X

Meite i bashkohet zyrtarisht Milanit, zbulohen detajet e transferimit

Soualiho Meite është zyrtarisht një futbollist i Milanit, pasi ka kryer vizitat mjekësore paraditen e sotme dhe ka hedhur firmën mbi kontratën që do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë të paktën deri në fund të sezonit.

Marrëveshja e transferimit me Torinon është arritur mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 8 milionë eurove, plus bonuse, ndërsa tani është radha e Meite që të bindë Piolin e drejtuesit kuqezi me paraqitjet e tij.

Mesfushori me origjinë nga bregu i Fildishtë do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli që për ndeshjen e të hënës në mbrëmje ndaj Cagliarit, duke parë edhe emergjencën që kanë kuqezinjtë në këtë repart.

Në fjalët e para si futbollist i Milanit, mesfushori Meite tha se ka folur me patriotin e tij, Franck Kessie dhe se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar kuqezinjtë të fitojnë titullin dhe për t’i bindur ata për blerjen përfundimtare të kartonit.

“Milani është i pari dhe duhet të qëndrojë në këtë pozicion me çdo kusht. Kam folur me Kessie dhe jam këtu për të dhënë kontributin tim. Dua t’i bind drejtuesit dhe trajnerin për blerjen përfundimtare në fund të sezonit”, u shpreh mesfushori 26-vjeçar Meite.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Pandemia Covid-19 shtyn edhe zgjedhjet presidenciale te Barcelona

Zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës, që ishin planifikuar për në datën 24 janar, janë shtyrë në një afat të...

Close