

Lazio i jep leksion futbolli Romës në derbin e kryeqytetit italian, me një fitore 3-0 dhe që ngriti siparin e javës së 18-të të Serisë A. Në një “Olimpico” me atmosferë të ftohtë për shkak të mungesës së tifozëve, sfida u ndez që në minutën e 14-të, kur Ciro Immobile përfitoi nga humbja e topit nga Ibanez, duke mposhtur portierin Lopez.
Goditjen e dytë verdhekuqtë e morën në minutën e 23-të, kur një vertikalizim i Milinkovic-Savic gjeti në zonë Lazzarin, i cili arriti të shërbente për Luis Alberton, me spanjollin që nuk fali për 2-0.
Roma ishte krejtësisht e pafuqishme për të reaguar, madje skuadra e Simone Inzaghit dominoi në çdo aspekt, derisa shënoi edhe golin e tretë po me Luis Alberton, në minutën e 67-të.
I vetmi rast në fundit e takimit, ku Roma iu afrua golit ishte ai i minutës së 86-të, kur Pepe Reina i mohoi golin Edin Dzekos.
U mbyll me fitoren e thellë Lazio ky derbi, ku Roma u shfaq në versionin e saj më të keq, duke mos dhënë asgjë në fushë për të mos e merituar këtë disfatë të rëndë.
Mund të kishte qenë një derbi shqiptarësh në fushën e blertë, por nuk ndodhi kështu. Strakosha nuk ishte grumbulluar për arsye dëmtimi nga Inzaghi, ndërsa Alia (portier) në radhët e bardhekaltërve dhe Kumbulla te verdhekuqtë qëndruan në stolin e rezervave.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Djarmati: Objektiv, pjesëmarrja në Europë, me Teutën s’është vendimtare
Ish-presidenti i Barcelonës/ Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze
Autoritetet shëndetësore bllokojnë Torinon, ndeshja me Lazion drejt shtyrjes
Zyrtare/ Dinamo mbetet pa trajner, dorëhiqen Moriero dhe Miccoli
Beckham zbulon objektivin madhor: Dua Messin e Ronaldon te Inter Miami
Conte ka gjetur mekanizmin fitues, statistikat e Interit janë super!
Policia hyn në zyrat e Barcelonës, arrestohet ish-presidenti Bartomeu
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
Lini nje Koment