X

Kryemadhi takim me banorët në zonën e Sulovës: Shumë shpejt dalim me qasje të qartë për fermerët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon ditën e sotme një takim me banorët e Mollasit në Cërrik, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi premtoi para banorëve se LSI shumë shpejt do të dalë me qasje të qarta për fermerët.

Po ashtu ajo tha se fermerët nuk marrin asnjë mbështetje nga qeveria.

Kryemadhi tha se na ndajnë 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se është populli ai që të ndëshkon me votën.

Nga ana e tyre fermerët shprehën shqetësimet se janë të skualifikuar nga karburanti pa akcizë, pasi kushtet nuk i përmbushin.

Ndër të tjera ata thanë se kanë nevojë për politikanë të terrenit dhe jo të fjalëve e premtimeve të pambajtura.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Meta kujton ditëlindjen e Isa Boletinit: Amaneti i Bacës nuk do të shuhet kurrë, atdheu mbi gjithçka!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ditëlindjen e heroit kombëtar Isa Boletinit. Teksa ka sjellë në fokus një shprehje të...

Close