X

Koronavirusi shkakton 2 milionë viktima në të gjithë botën

Ka shkuar në 2 milionë numri i personave që e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën.

Ndërsa, numri total i të infektuarve në të gjithë botën, në bazë të të dhënave në Worldometer rezulton të jetë 93,583,855.

Nga ky total, 66,891,341 persona janë shëruar nga Covid-19.

Numrin më të madh të viktimave e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku numërohen 397,994 raste fatale.

Brazili është vendi i dytë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë. Vendi i Amerikës Jugore numëron 207,160 raste fatale.

Kurse, vendi i tretë me numër të lartë viktimash në botë është India me 151,954 viktima i pasuar nga Meksika ku bilanci i vdekjeve është 137,916.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Bota Kryesore, LAJME
Sot 22 vite nga masakra e Reçakut, u vranë 45 shqiptarë të paarmatosur

Sot më 15 janar 2021, janë bërë 22 vite nga masakra e Reçakut. Më 15 janar 1999 në Reçak u...

Close