

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ka vendosur masa mbrojtëse speciale për 71 persona që janë dëshmitarë në akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjyqtari paraprak i procedurës ka urdhëruar Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave në kuadër të Speciales që deri më 15 shkurt t’i dorëzojë raport të detajuar me numrin e personave që pretendojnë se janë viktima të krimeve të përmendura në aktakuzën kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Në seancën fundit dëgjimore për ecurinë e çështjes, prokurorja Claire Laëson tha se do të jenë 230 dëshmitarë në gjykimin që planifikohet të nis në shtator të vitit 2021, shkruan Klan Kosova. Mbrojtja e të akuzuarve kërkon që ky proces të nis më vonë se vera e 2022./
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
“Duhet unitet politik në Kosovë”, Lajçak: Dialogu është përgjegjësi e të gjitha partive
Vjosa Osmani pas takimit me Lajçak: Dialogu me Serbinë vetëm për njohje reciproke
Lajçak reagon pas takimit me Albin Kurtin: Dialogu prioriteti numër katër
Kurti flet pas takimit me Lajçakun: Dialogu nuk është prioriteti i parë as i dytë
Gjendet i vdekur polici në Pejë, ka dyshime se ka kryer vetëvrasje
Nëntë viktima dhe 467 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Akuzohen për shpërdorim detyre, dy zyrtarë të lartë të policisë së Kosovës në pranga
Lajçak: Kurti e di mirë që bashkësia ndërkombëtare pret që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë
Lini nje Koment