X

Tiranë/ Arrestohen pesë persona në flagrancë për vepra të ndryshme penale

Krimi në kryeqytet sa vjen e shtohet. Ditën e sotme uniformat blu kanë njoftuar se kanë arrestuar 5 shtetas. Këta qytetarë janë arrestuar në flagrancë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.  3 prej tyre të shpallur në kërkim. Nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  • Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. G., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
  • Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin E. L., 38 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
  • Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. V., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.
  • Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit A. A., 51 vjeç, pasi në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.
  • Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident i rëndë në Tiranë, makinat bëhen copë tek ambasada italiane

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se...

Close