

Gjatë 48 orëve të fundit në kuadër të masave kufizuese ndaj Covid 19 policia ka gjobitur 923 qytetarë.
Sipas policisë si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 913 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Ndëshkohen me masë administrative 923 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 48 orëve të fundit. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 913 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 9 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Marrëveshja me Pfizer/ Kuvendi miraton me 94 vota pro tre aktet normative
”Jemi të gjithë të shqetësuar”, kryebashkiaku i San Giustinos tregon si e njeh biznesmenin e zhdukur në Shqipëri
Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi: Thirrje KQZ-së të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve
“Spatrimi etnik i shqiptarëve: Çamëria dhe Lugina e Preshevës”! Çelet ekspozita në Tiranë (Foto)
Kryemadhi ngre dolli me raki në Elbasan: Mposhtim të ftohtin, qeveria e ka radhën më 25 prill
Meta i uron ditëlindjen legjendës vlonjate të peshëngritjes, Myslym Myslimit: Gjithmonë respekt dhe nderim!
Shembja e rrugës në Borsh, Meta shigjeton Ramën: Kështu ndodh kur puth në ballë atë që duhet ta bëjë rrugën!
Largimet nga LSI, Meta flet për herë të parë, mesazh forcave politike: Mos promovoni figura të konsumuara, që i fshihen debatit!
Lini nje Koment