

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano thotë se korrupsioni është i ngulitur në sistemin shëndetësor në vend. Në një intervistë në studion e lajmeve në MCN TV, Nano tha se mbrojtja që i bën kryeministri këtij sistemi është e kotë.
“Nuk e di pse nxiton dhe çfarë nguti ka. Ne e dimë që korrupsioni është i lidhur në sistem në Shqipëri. Është e kotë mbrojtja që i bën Rama sistemit të shëndetësisë”, tha ai.
Nano komentoi edhe darkën në Dubai dhe praninë në të të një prej biznesmenëve më të fuqishëm të vendit. Nano tha se është politika ajo që u ka krijuar atyre që cilësohen si oligarkë rrethanën që t’i afrohen asaj për të bërë para.
“Kjo që evdientoni ju tregon që është një luftë me natyrë politike. Jam kritik ndaj një histerie kolektive ndaj biznesmenëve në Shqipëri. Është e vërtetë për lidhjet me qeverinë, ata kanë për qëllim të bëjnë para dhe ne kritikën duhet ta fokusojmë te qeveritë që u japin favore dhe u krijojnë mundësinë për lidhje klienteliste. Këta që janë oligarkë, janë kremi i biznesit shqiptar dhe nëse janë të ligj, është shoqëria dhe politika që u ka krijuar një rrethanë në të cilën nuk bëhen para pa u sjellë siç sillen ata”, tha ai.
Sa i takon politikës në Kosovë dhe aleancës së Vjosa Osmanit me Albin Kurtin, Nano tha se ishte e pritshme. Ai parashikon fitoren e zgjedhjeve nga Vetëvendosje.
“Është një simbiozë e natyrshme. Nuk e kuptoj pse Vjosa nuk ka qenë që në fillim te VV, sepse duket e lindur për të qenë atje. Janë dy personazhe të forta të klasës politike kosovare. Po fryn një erë e mbarë për Albin Kurtin, me gjasa do të qeverisë për 4 vjet pas zgjedhjeve të shkurtit. Nuk i kemi parë të administrojnë pushtet, kështu që do të flasim për të dy pas zgjedhjeve”, tha ai.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Edmond Spaho, drejtuesi politik i PD në Korçë
Marrëveshja sekrete me Pfizer, Meta: Unë jam për transparencë totale, edhe kur pi një Coca-Cola duhet të dish datën e prodhimit
Nuk zbatuan masat anti-COVID, 1307 qytetarë të gjobitur në fundjavë
Rama publikoi videon me sherrin me Musa Ulqinin, Marku: Edhe unë jam njeri, kam emocione
“Qytetarët të jenë të përgatitur”, Haki Çako: Situata është nën kontroll, ja kur pritet të rinisin reshjet e shiut
Mister i zhdukjes së italianit në Shqipëri, hyn në lojë dhe Interpol
“Nuk ka rënë agresiviteti i Covid-19”, mjeku Stroni: Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë, por…
“Babai shkoi për letrat në Shqipëri, motra kur i hapi sytë kërkoi prindërit”, djali i viktimës rrëfen aksidentin tragjik
Lini nje Koment