

Presidenti Ilir Meta duke theksuar rëndësinë e adresimit dhe trajtimit të fenomenit të shpopullimit të vendit tonë, ka akuzuar qeverinë se “përdorimi i parave publike, është tepër i dyshimtë, i pakontrolluar, tepër larg llogaridhënies dhe është shumë e dyshimtë në drejtim të eficiencës për ti shërbyer të mirës publike”.
Nga tryeza me ekspertë të cilët bënë analizën e tyre dhe dhanë një panoramë të trishtë sa i takon shifrave të emigrimit të popullsisë shqiptare, kreu i shtetit tha se zhvillimi i ekonomisë, “është e lidhur me të gjitha standartet e qeverisjes që duhet të përmirësohen në mënyrë drastike në mënyrë që të kemi një frymë tjetër të përfshirjes së të rinjve, ne procese vendimmarrëse si në nivel kombëtar e lokal”.
Meta bëri një krahasim me Serbinë, për të mbështetur deklaratën se në Shqipëri, eficienca e përdorimit të parave publike është e dyshimtë.
“Në rast se për 1 mijë banorë nga Serbia largohet një i ri, nga Shqipëria largohen 12. Sipas Eurostat, 1 km rrugë e re në Shqipëri kushton 5 herë më shumë se sa në Serbi”, tha Meta.
Pjesë nga fjala e Presidentit
“Ky është një problem që duhet të na bashkojë të gjithëve për ta adresuar me profesionalizëm e atdhedashuri që të ndalojmë, stopojmë këtë shpopullim të vendit tonë, të rrisim mundësitë për të rinjtë për një arsimim më të mirë, të investojmë më shumë sidomos në ato degë që sigurojnë edhe mundësi më të mira punësimi për ta në vendin tonë e që të bëjmë cdo gjë për të përmbysur gjithë këtë atmosferë pasigurie që nga vetë raporti me biznesin, pronën, zbatimin e ligjit, raporti me sistemin e konkurrencës, administrata, fushën e prokurimeve, kostot e investimeve, nuk duhet të harrojmë se në rast se për 1 mijë banorë nga Serbia largohet 1 i ri, nga Shqipëria largohen 12.
Sipas Eurostat, 1 km rrugë e re në Shq kushton 5 herë më shumë se sa në Serbi, pra eficienca e investimeve publike e përdorimit të parave publike, është tepër e dyshimtë, e pakontrolluar, është tepër larg llogaridhënies dhe është shumë e dyshimtë në drejtim të eficiencës për ti shërbyer të mirës publike, infrastrukturës cilësore, e mbështetëse për zhvillimin e ekonomisë për hapjen e vendeve të reja të punës.
Natyrisht kjo është e lidhur me të gjitha standartet e qeverisjes që duhet të përmirësohen në mënyrë drastike në mënyrë që të kemi një frymë tjetër të përfshirjes së të rinjve, ne procese vendimmarrëse si në nivel kombëtar e lokal.
Kemi një vendosje nën kontroll të të gjithë institucioneve publike të vendit pra një funksoinim të atij sistemi që sot nuk funksionon, të llogaridhënies demokratike”.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Meta i uron ditëlindjen legjendës vlonjate të peshëngritjes, Myslym Myslimit: Gjithmonë respekt dhe nderim!
Koronavirusi në Shqipëri, katër viktima dhe 292 raste të reja në 24 orët e fundit
Shembja e rrugës në Borsh, Meta shigjeton Ramën: Kështu ndodh kur puth në ballë atë që duhet ta bëjë rrugën!
Largimet nga LSI, Meta flet për herë të parë, mesazh forcave politike: Mos promovoni figura të konsumuara, që i fshihen debatit!
“Meta është në hall, po kërkon një komardare”/ Presidenti u përgjigjet deklaratave të Ramës: Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që…
PD/ Xhelal Mziu caktohet drejtues politik për qarkun e Dibrës
Të “pushtuar” nga bora dhe acari, çfarë pritet gjatë javës
Projekti i rrugës Vlorë-Orikum, Meta: Të ndërtohet sa më parë Peshkëpi-Selenicë, s’ka asnjë qindarkë për të në buxhet
Lini nje Koment