X

Katër të vdekur dhe 279 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 279 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar edhe 441 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.

Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Atentati ndaj Prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella: Një natë para ngjarjes fjeta me Redjanin. Përgjimet e vjehrrës së Rrajës: Kanë dalë llafe se shkonte me…

Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles...

Close