

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Open”, ka refuzuar sërish të tregojë se cili vend ka dhuruar 975 vaksinat e para që mbërritën dorazi në Shqipëri. Rama përsëriti edhe njëherë se vendi dhurues kërkon ruajtjen e konfidencialitetit. Ndryshe nga çdo vend perëndimor, procesi i vaksinimit në Shqipëri është veshur me mister të panevojshëm, sepse kryeministri ka refuzuar të bëjë transparencë.
Megjithatë, Rama këmbënguli se vaksina është ruajtur dhe transportuar në të njëjtën mënyrë si në çdo vend tjetër dhe provë për këtë, është fakti se edhe ai vetë e ka bërë këtë vaksinë.
Kryeministri shpjegoi se shqiptarët do të vaksinohen brenda një periudhe prej 14-24 muaj, pra brenda një ose dy viteve.
“Në skenarin më agresiv e mbyllim për 14 muaj, skenari i dytë është 18 dhe skenari i tretë është 24 muaj. Duam që të gjithë procesin ta mbyllim për 14 muaj, jemi ambicioz“, tha Rama.
Pjesë nga biseda:
Eni Vasili: Si ka mundësi që mbërrijnë dorazi vaksina?
Edi Rama: Nuk e di çdo të thotë dorazi, se nuk e di të ketë dorë aq të gjatë sa të shtrihet nga matanë kufijve të shqipërisë dhe të lashojë vaksinat. Kanë ardhur me mjetin e transportit, me të gjtiha kushtete.
Eni Vasili: Cili mjet?
Edi Rama: Këtë nuk mund t’ua them. Kanë qenë të shoqëruara nga njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona. Nga pikëpamja e logjistikës, kanë ardhur njësoj si në çdo vend të botës. Kanë ardhur nga një vend i BE, emrin e të cilit nuk mund ta them, sepse na është kërkuar konfidencialitet i plotë nga ana e atij vendi, për arsye të vetat, që ka të bëjë me faktin se vendet e BE, janë të rrethuar nga shtete, që janë jo anëtare të BE, që kërkojnë. Kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë, të cilën e kam kërkuar si lypësi më i dalluar për të gjithë ata që kanë kërkuar për vendet e tyre. Konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë të dytë do të mund të thuhet dhe unë do të bëj falenderimet publike.
Eni Vasili: Në vende të ndryshme të botës, gjithcka është realizuar me kamera, që publiku të jetë i qetë se janë të sigurta. Këto pamje nuk janë në Shqipëri. Kemi parë Greqinë, Italinë, Francën.
Edi Rama: Vaksinat në Shqipëri kanë ardhur ekzaktësisht kështu, me përjashtimin që nuk është bërë publike. Ne jetojmë në një kohë, në këto kushte të ngatërruara dhe të panjohura më parë për botën, ku vaksinat janë bërë si buka në kohën e krizës së bukës. Zhvillohen negociata dhe bisedime nga të katër anët mes të gjitha palëve. Vendet e BE apo SHBA, janë më të mbuluar, një pjesë tjetër janë zbuluar. Rajoni ynë është lënë zbuluar sepse nuk është përfshirë në skemën e shpërndarjes së parë që bëri BE, ndërkohë ne kemi parapaguar skemën e Covax.
…Sot kemi filluar vaksinimin, për ata që janë në zemër të vijës së zjarrit. Kemi garantuar një kontratë me Pfizer që do ta cojmë edhe në parlament. Kontrata me Pfizer, e mbulon sekreti sepse ishte ende në kushtet e sekretit. Do të shkojë në parlament, do të bëhet publike. Kemi garantuar 500 mijë doza. Mbi 10 mijë do të vijnë në janar. 30 mijë në shkurt.
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Situata e koronavirusit në Shqipëri mbetet alarmante, 20 viktima në 24 orët e fundit
Prag fushate/ Lejet e ndërtimit u rritën me 2.3 herë në fund të vitit 2020
“Babëzia në pandemi”, Meta thirrje qeverisë: Rimbursoni ilaçet për qytetarët që janë kuruar në shtëpi!
Basha takim me të rinjtë: Do të sjellim të ardhme më të mirë pas 25 prillit
Basha: Më 25 prill, ndryshimi do të vijë në të gjitha fushat, PD do të liberalizojë tregun dhe do të ngrejë bursën e energjisë
“S’dalim të bëjmë poezi si PD”/ Rama: Heqim taksën për pagat 400 mijë lekë
Vizitë në fshatin e dënuar nga bashkia e Tiranës
I dërgojnë letër kryeministrit/ Mjekja shqiptare në Zvicër: Jemi pranë një bombe, Shqipëria po kalon atë që kaloi Lombardia para një viti
I shkelqyer ne matematike. Shqiptaret do vaksinohen brenda 14 deri ne 24 muaj dhe ne do marrim 2.8 milione vaksina. Pra ne rasti me te mire (14 muaj) do behen 200 mije vaksina ne muaj (6.666 vaksina ne dite) dhe ne rastin me te keq do behen afro 117 mije vaksina ne muaj (3.888 vaksina ne dite). Sipas komitetit ne Air Albania do behen 600 vaksina ne dite dhe do kete pika vaksinimi edhe ne Shkoder dhe ne Vlore. Sikur te behen edhe ne dy pikat e tjera nga 600 vaksina ne dite, i bie qe maksimalisht te behen 1.800 vaksina ne dite. Diferenca eshte e qarte. Kjo ia kalon edhe matematikes se Luli 6×7=42 apo jo? Fol cfare te duash se ky popull dele eshte dhe te beson…