X

Inaugurimi i Joe Biden si President, ja dy këngëtaret me famë botërore që do të performojnë

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez janë dy këngëtaret e famshme në SHBA që do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden si President më 20 janar.

Të dyja këngëtaret e mbështetën Biden-in hapur gjatë fushatës, teksa himnin do ketë nderin ta këndojnë Lady Gaga.

Nga ana tjetër JLo do të ofrojë një performancë muzikore. Ndërkohë do të ketë dhe një program prime-time të quajtur ”Celebrating America”, do të ketë drejtues Tom Hanks dhe do të presë artistë të shquar si Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake apo Ant Clemons.

Më 20 janar SHBA do të ketë zyrtarisht Presidentin e ri dhe duket se Biden po kujdeset që inagurimi të jetë i shkëlqyer.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Operacion në Athinë, arrestohet shqiptari me tre grekët, iu gjetën drogë, para dhe pistoletë

Një shqiptar është arrestuar gjatë një operacioni antidrogë në Athinë në Greqi. Gjatë kontrollit në dy banesa janë gjetur një...

Close