X

Udhëheqja ushtarake e SHBA dënon sulmin ndaj Kapitolit

Zakonisht gjeneralët e lartë amerikanë qëndrojnë larg politikës së përditshme. Por sulmin ndaj Kapitolit nga mbështetësit e Trumpit ata nuk e lënë pa e komentuar. Ata kanë publikuar një deklaratë të përbashkët.

Në një nga deklaratat e tij shumë të rralla politike, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të SHBA dënoi ashpër një ngjarje aktuale, sulmimin e Kapitolit nga mbështetësit e Presidentit të larguar me zgjedhje Donald Trump: “Liria e shprehjes dhe e drejta e mbledhjes nuk i japin askujt të drejtën e dhunës, të trazirave dhe kryengritjes”, shkruajnë Shefi i Shtabit të SHBA Mark Milley dhe kolegët e tij të udhëheqjes ushtarake të SHBA në një deklaratë të përbashkët.

Më 6 janar, qindra mbështetës të Trumpit sulmuan selinë e Parlamentit amerikan

Brenda Kapitolit u zhvilluan skena që shkelnin qartë sundimin e ligjit. “Ne si anëtarë të forcave të armatosura duhet të mishërojmë vlerat dhe idealet e kombit,” thuhet më tej në memorandum, i cili është nënshkruar nga të tetë anëtarët e udhëheqjes ushtarake amerikane. Çdo akt që drejtohet kundër proceseve kushtetuese është “jo vetëm kundër traditave, vlerave dhe betimit tonë – është kundër ligjit”. Ushtria do të mbrojë kushtetutën.

Më 20 janar, Joe Biden do të bëjë betimin si President i SHBA dhe do të bëhet edhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, theksojnë gjeneralët e lartë në letrën e tyre. Kështu e përcakton kushtetuta dhe kështu e kanë konfirmuar shtetet dhe gjykatat dhe Kongresi e ka çertifikuar zyrtarisht.

Fjalë paralajmëruese edhe nga ish-ministrat e mbrojtjes

Në një artikull më 4 janar, dy ditë para sulmit ndaj Kapitolit, të dhjetë ish-ministrat e Mbrojtjes të SHBA, që janë ende gjallë i patën bërë thirrje Donald Trumpit që të respektojë rezultatin e zgjedhjeve. Ata patën paralajmëruar kundër përdorimit të ushtrisë në mosmarrëveshjen për rezultatin e zgjedhjeve. “Përpjekjet” përkatëse do ta çonin vendin në një “territor të rrezikshëm, të paligjshëm dhe antikushtetues”, thuhet në artikullin e ish-ministrve për gazetën Washington Post: Transferimi paqësor i pushtetit është një “markë tregtare e demokracisë sonë”./DW

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Nis fushata në Vatikan, Papa Françesku vaksinohet kundër COVID-19

Papa Françesku është vaksinuar kundër Covid-19. Siç kishte njoftuar, këtë mëngjes ai u paraqit në ambulancën e ngritur përpara sallës...

Close