X

U helmua me agjent nervor, Alexey Navalny: Do të rikthehem në Rusi

Kreu i opozitës ruse Alexey Navalny ka bërë të ditur se planifikon të kthehet në Rusi të dielën.

Ai ndodhet aktualisht në Gjermani ku edhe është rikuperuar pasi i helmua me një agjent nervor.

“Asnjëherë nuk ka qenë një pyetje për mua nëse duhet të kthehem apo jo, kurrë. Vetëm sepse nuk u largova.

Unë përfundova në Gjermani, pasi arrita atje në një kujdes intensiv. Më 17 Janar, do të kthehem në me linjës ajrore Pobeda. Takohemi,”-shkroi Navalny të mërkurën.

Shërbimi Penal i Federatës Ruse tha se duke qëndruar në Gjermani Navalny po shkelte kushtet e dënimit të tij me kusht në të ashtuquajturën çështje Yves Roche, për të cilën Navalny beson se është e motivuar politikisht.

Në një adresë me video të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, aktivisti tha se çështjet e reja penale të ngritura kundër tij në Rusi ishin “fabrikuar në mënyrë demonstrative” dhe përpjekje për ta parandaluar atë që të kthehej në vendin e tij të lindjes.

Navalny u helmua me toksinën Novichok në gusht dhe gati sa nuk humbi jetën. Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Bota Kryesore, LAJME
Sherr mes policëve, punonjësi i SHÇBA nuk i bindet urdhrit të efektivëve bashkiakë

Një sherr i pazakontë ka ndodhur në Tiranë mes një efektivi të Policisë së Shtetit dhe dy policëve të Bashkisë...

Close