

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar një rekord të zi fatalitetesh si pasojë e koronavisurit.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 1564 persona, shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë.
47,525 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit, ndërsa 26,959 persona janë shtruar në spital.
Mbretëria e Bashkuar është goditur rëndë nga pandemia dhe ka shënuar shifra mjaft të larta fatalitetsh, pas përhapjes së një varianti të ri të koronavirusit, 70% më infektues se i pari.
Për momentin MB gjendet në një izolim të tretë kombëtar, në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të evituar kolapsin e sistemit shëndetësor. Sipas autoriteteve, ekziston rreziku që kapaciteti i pavioneve të terapisë intensive të ezaurohet.
Njëkohësisht në MB vijon vaksinimi i popullsisë. Autoritetet planifikojnë të vaksinojnë 14 milionë persona deri në mes të shkurtit, ku përfshihen kategoritë më të rrezikuar nga virusi.
Kryeministri Johnson ka lajmëruar se së shpejti, vaksinimi do të kryhet 24 orë në ditë, për të arritur objektivat.
/TPZ.al/

Të ngjashme
E bujshme/ Biden firmos urdhërin ekzekutiv për rikthimin e SHBA-ve në Marrëveshjen e Parisit për Klimën
Presidenti Biden nënshkruan tre dokumentet e para, zhbën disa nga aktet më të papranueshme të Trump
Joe Biden: Me pandeminë do të përballemi të bashkuar, SHBA do t’i riparojë aleancat me botën
Betohet presidenti i 46-të i SHBA-ve, Joe Biden: Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë!
Koronavirusi në Shqipëri, katër viktima dhe 670 raste të reja në 24 orët e fundit
Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë
“Rama ka dështuar me arsimin!” Vokshi: I ka trajtuar mësuesit si njerëz të dorës së dytë
Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit
Lini nje Koment