

Romelu Lukaku çon Interin në çerekfinalen e Kupës së Italisë. “Bomberi” belg realizoi golin e fitores (1-2) përballë Fiorentinës në “Artemio Franchi”, ku u deshën 120 minuta lojë për të përcaktuar skuadrën fituese. Një krosim i saktë i Barellas në minutën e 119-të gjeti kokën e Lukakut, që mposhti me prepotencë portierin Terracciano.
Në fakt, skuadra e Contes shpërdoroi shumë gjatë kohës së rregullt, edhe pse kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë me një penallti të shndërruar në gol nga Vidal.
Fiorentina barazoi në të 57-ën me Kouame, duke rihapur gjithçka, ndërsa zikaltrit e rritën presionin, por pa mundur të shkonin deri te goli, edhe pse rastet i paten të pastra sidomos me Sanchez, Hakimin dhe Eriksenin.
Gjithsesi, një minutë para përfundimit të pjesës së dytë shtesë dhe kur të gjithë ishin të bindur se fituesi do të përcaktohej nga penalltitë, u shfaq Lukaku, që pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, bëri atë që di të bëjë më mirë, duke e dërguar topin në rrjetë, për t’i dhënë kualifikimin Interit.
Në çerekfinale të Kupës së Italisë Interi do të përballet me Milanin në derbin e Madoninnas.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Juventusi fiton për herë të 9-të Superkupën e Italisë
Leva nderon Bayernin, Leipzig i kundërpërgjigjet!
Vllazni heroike në Ballsh, fitojnë Teuta dhe Kukësi, tjetër zhgënjim për Laçin
Takim i përzemërt Rolando-Perez, por a ka vend për rikthim në “Bernabeu”?
Bono pret penallti, Sevilla mposht Alavesin dhe merr vendin e katërt
Bundesliga/ Borussia e Dortmundit dorëzohet para Bayer Leverkusenit
SUPERKUPA E ITALISË/ Pirlo: Luan Juve-Napoli, jo unë me Gattuson, duam ta fitojmë këtë trofe
Lorenzo Insigne: Goli numër 100? Ëndërroj më shumë fitoren e Superkupës së Italisë
Lini nje Koment